Rreth nesh
| RRETH NESH | |
|
BOXALB.COM është portal shqiptar i boksit profesionist që ka filluar të funksionojë që nga prilli i vitit 2008. Me një mesatare publikimi prej 7 shkrimesh në javë, gjithmonë produkt i autentik i stafit, www.boxalb.com ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe burimi kryesor i informacionit përveçse për tifozat e apasionuar të boksit, edhe për shumë gazeta ditore në gjuhën shqipe si: Panorama Sport, Gazeta Shqip, Gazeta Koha, Gazeta Lajm, Info Sport, etj. Në vitin e parë faqja ka trajtuar ekskluzivisht boksin profesionist, në radhë të parë atë shqiptar, ndërsa në vazhdim stafi planifikon dhe do t'i jepet hapësirë më të madhe edhe boksit amator (shqiptar e ndërkombëtar), si dhe sporteve të tjera luftarake si: "Kickboxing", "Muay Thai", "MMA", etj |