| Fitore për Shalën e Sherifin | |
|
|
I pari që doli në ring nga profesionistët në këtë mbrëmje ishte Shpëtim Shala, I cili kishte përballë kroatin Nikola Matiq, një kundërshtar me të cilin ishte përballur edhe më parë. Pas gjashtë rundave të zhvilluara pejani i njohur me nofkën “Albanian Bomber” realizoi fitoren e tij të dhjetë si profesionist. Përballja tjetër profesioniste e kësaj mbrëmjeje, ajo ndërmjet Sevdail Sherifit dhe boshnjakut Elvir Behluloviq u mbyll para kohe me fitoren e boksierit shqiptar nga Presheva.Në rundin e katërt Sherifi realizon “nokaut teknik” pasi më parë gjatë rundit të tretë kishte rrezuar edhe dy herë të tjera në dysheme boksierin boshnjak. Për Sevdail Sherifin kjo ishte fitorja e pestë (që të gjitha me KO) karshi një humbjeje dhe një barazimi. |





Shpëtim Shala dhe Sevdail Sherifi kanë shënuar fitore në duelet e tyre të zhvilluara në kuadër të turnout ndërkombëtar të boksit, i cili ishte organizuar në shenjë falënderimi për trupat e NATO-s në Kosovë “NATO Thank You”.