| Tefik Bajrami shënon fitoren e dytë | |
|
|
Kjo fitore ishte mjaft e vlefshme për karrierën e 34-vjeçarit Bajrami i cili synon të zhvillojë sa më shumë meçe këtë vit. “Jam i kënaqur me performancën time dhe me fitoren. Kundërshtari ishte mjaft i fortë pasi pranoi shumë goditje nga unë, por qëndroi deri në fund. Nuk e kam ditur se do të kam duelin në katër raunde, por kam menduar se do të jenë gjashtë raunde. Këtë e kam kuptuar vetëm në fund të meçit, se përndryshe do të synoja më herët që ta përfundoj para kohe duelin” ka thënë Bajrami. |





Tefik Bajrami ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. “Uragani” kishte për kundërshtar hungarezin Attila Dudas, të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve të zhvilluara në Elzach të Gjermanisë të shtunën me 26 mars.