logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Nuri Seferi fiton në Këln
Nga Boxalb    E Diele, 20 Mars 2011 00:00   

15090seferi01062010

Nuri Seferi ka rrumbullakësuar në 30 numrin e fitoreve të realizuara në ringun profesionist duke mposhtur hungarezin Jozsef Nagy me vendim unanim të gjyqtarëve pas 8 rundave të zhvilluara në praninë e mbi 19 mijë tifozëve në “Lanxess-Arena” të Këlnit në Gjermani.

Njëherit kjo është fitorja e 9-të radhazi për “Albanian Tyson” , i cili ka pronësi edhe brezin e kampionit të europës për peshën “kruizer”, titull ky që nuk ishte në lojë në këtë pëballje.

Përballja Seferi-Nagy që ishte pjesë e mbrëmjes kur Vitali Klitschko mbrojti titullin e kampionit të botës përballë Odlanier Solis të cilin e nokautoi që në rundin e parë.

Në më pak se një muaj, pikërisht me 9 prill, boksieri shqiptar do të zhvillojë një tjetër përballje që do të zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë. Përballë tij do të jetë letonezi Jevgenijs Andrejevs,një kundërshtar që “në letër” duket të jetë më i lehtë sesa boksierët me të cilët Seferi është përballur në tre duelet e tij të fundit.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!