logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Tefik Bajrami në ring me 26 mars
Nga Boxalb    E Shtune, 19 Mars 2011 19:27   

Tefik_vTefik “Uragan” Bajrami, ish-kampion i botës në Tajboksin amator në vitin 2004 dhe ish-kampion i Zvicrës në boksin amator në 2006-tën do të ngjitet ring me 26 mars për të zhvilluar duelin e tij të dytë në boksin profesionist në Freiburg të Gjermanisë.

Përballë tij do të jetë hungarezi Attila Makula, i cili ka një përvojë solide në ringun profesionist ku ka zhvilluar 15 duele, prej të cilave ka 5 fitore dhe 10 humbje. Një fakt interesant për të është se debutimin e tij si profesionist e ka realizuar në Shkup të Maqedonisë në nëntor të 2008-tës kur ishte mposhtur nga Sefer Seferi.

“Gjatë fazës përgatitore stërvitjet kanë qenë të lodhshme, por me rëndësi për mua është që e ndjej veten në formë shumë të mirë”, ka thënë Bajrami për “boxalb.com”.

Ndërkohë ai nuk ka ndërmend që të pushojë shumë pas kësaj përballjeje, pasi planifikon që me 16 prill të zhvillojë përballjen e radhës në Zvicër.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!