logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Krasniqi-Banks me 16 prill
Nga Boxalb    E Enjte, 24 Shkurt 2011 19:39   

luan_v

Përballja e shumëpritur nga sportdashësit shqiptarë ndërmjet Luan Krasniqit dhe amerikanit Jonathan Banks duket se megjithatë do të zhvillohet. Mediat gjermane flasin për një datë të re për këtë duel, dhe bisedimet po zhvillohen që ky duel të realizohet me 16 prill.

“Duam që të zhvillojmë këtë duel në Ludëigsburger Arena  dhe 16 prilli është një termin i përshtatëshëm për të dy boksierët”, ka thënë zëdhënësi i “Klitschko Management Group”, Klaus-Peter Dittrich.

Krasniqi kishte anuluar përballjen pas një problemi shëndetësor që kishte pasur vetëm pak ditë para datës së planifikuar për zhvillimin e këtij dueli me 26 shkurt.

Gjithsesi ekziston një problem për këtë datë, meqë me 15 prill në të njejtën palestër është paraparë që të zhvillohet një ndeshje e basketbollit , dhe për këtë çështje menaxherët e “Klitschko Management Group” janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje.

Ndërkohë të gjithë tifozët që kishin blerë biletat për duelin e 26 shkurtit, do të mund t’i shdrytëzojnë ato për datën 16 prill, nëse nuk kanë vendosur që t’i kthejnë ato.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!