logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Sevdail Sherifi bokson në Francë
Nga Boxalb    E Enjte, 24 Shkurt 2011 19:33   

Sevdail_v

Boksieri preshevar Sevdail Sherifi do të mbroje për herë të parë titullin e kampionit të Europës për peshën gjysmë të rëndë në versionin EBF. Kundërshtari i tij do të jetë Said Rachidi, ndërsa dueli do të zhvillohet me 19 mars në Francë.

“Rachidi ështe një kundërshtar me një të kaluar shumë të mir. Ai ka qenë pjesmarrës në Kampionatin Botërorë në Boksin Amater. Përgatitjet deri tani kanë shkuar shumë mirë, dhe shpresoj që me 18 mars do të jem në një formë të shkëlqyer. Kundërshtari im është vërtet një boksier me shumë përvojë, por kjo nuk do të thotë që unë frikësohem. Madje kjo gjë më motivon akoma më shumë për të shënuar fitore”, ka thënë Sherifi në një intervistë për portalin “Presheva.com”.

Kundërshtari i Sherifit për këtë duel, marokeni me banim në Francë ka një karrierë të suksesshme si amator ku përveç tjerash ishte edhe pjesëmarrës në Olimpiadën e vitit 2008. Suksesin më të madh e kishte arritur në Botërorin e boksit amator në vititn 2007 që është zhvilluar në Çikago ku kishte arritur deri në çerekfinale.

Si profesionist Rashidi ka debutuar në dhjetor të vitit të kaluar kur ishte ndarë baraz me Johnny Peterle.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!