| Anulohet dueli Krasniqi-Banks | |
|
|
“Jam plotësisht i zhgënjyer dhe nuk mund ta besoj. Më vjen shumë keq për tifozët e mi që dueli u anulua”, ka thënë 40-vjeçari ish-kampion europian në kategorinë e rëndë. Gjithsesi mbetet një çështje e hapur nëse dueli i paraparë që të zhvillohej në Ludëigsburg të Gjermanisë, do të zhvillohet në një datë tjetër apo jo. Një fitore e Krasniqit në këtë përballje do t’i siguronte atij një shans për t’u përballur me njërin prej vëllezërve Klitschko në një duel për titullin e kampionit të botës. |





Përballja e planifikuar të zhvillohej të shtunën më 26 shkurt ndërmjet Luan Krasniqit dhe amerikanit Johnathon Banks është anuluar pasi boksieri shqiptar ka pësuar një infeksion.