| Agron Xhila bokson për titull në Afrikë | |
|
Boksieri profesionist nga Strugë, që jeton dhe vepron në Zvicër, Agron Dzila (22) më 2 tetor 2010 në Sallën legjendare “Charter Hall” në Nairobi (Kenia), do ti kryqëzojë dorezat me boksierin nga Uganda, Noor Mustapha, për titullin për titullin prestigjioz të Evropës Qëndrore e Lindore dhe të Afrikës. Ky meç është paraparë të zgjasë 12 raunde, sepse sipas propozicioneve duhet të jetë mbi 10 raunde. Agron Xhila, që vlerësohet si talent i madh në boksin amator dhe tani në ate profesionist, tashmë ka filluar edhe fazën e stërvitjeve fizike në Strugë, ku ndodhet për pushime me familjen.
Lidhur me këtë sfidë, përfituam nga rasti i qëndrimit të Agron Xhilës në Strugë dhe zhvilluam një bisedë të shkurtër për takimin me Mustapha Noor në Najrobi të Kenias. Ndër të tjera Agron Xhila tha: "Mustapha Noor është një kundërshtar mjaft i papërshtatshëm me një saldo negative, por që është dëshmuar si boksier i fortë duke zhvilluar beteja interesante. Ai ka përvojë të gjerë dhe mund të shkojnë edhe në distanca të gjata për të luftuar me një një tempo të lartë. Ai ka një teknikë të ngurtë dhe një grusht të mirë. Unë mendoj se në qoftë se do të pregatitem mirë, unë do të fitojë, e kjo do të ishte një argument i mirë për mua për të vazhduar në Evropë, që pa dyshim do të ishin ngjarje të mëdha në boksin profesionist. Pasi të përfundoj fazën pregatitore në Strugë, do të vazhdoj në kampin tim në Zvicër, nën përkujdesjen e trajnerit dhe menaxherit tim Oliver Duetschler”. Pas tre fitoreve madhështore në fillim të karierës së tij profesioniste, Agron Xhila, me ndihmën e sponsorizuesit Mentos, bashkë me te, synojnë një hap dhe një shkallë më lart në boksin profesionist. Trajneri i tij Oliver Duetschler, mes tjerash ka theksuar: “ Mustapha Noor, në eksperiencën e tij profesioniste, gjatë 16 përballjeve në profi boks, ka sfiduar edhe mjeshtër të mëdhenj të boksit, si p.sh. Raymond Ochieng, me të cilin ka barazuar dhe ka përfunduar luftën me rezultat paqësor. Megjithate, përballja me Mustapha Noor në pushimoren dhe oazën tiristike të Kenias, përkundër faktit që Mustapha Noor konsiderohet si kundërshtar i fortë, kam bindjen se Agron Xhila do të dale fitues. Kundërshtari asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar, aq më tepër që Mustapha Noor e konsiderojnë si një luan të uritur. Vlerësoj se deri atëhere Agron Xhila do të jetë në “top formë”, për të qënë i gatshëm për tu nderuar me këtë titull prestigjioz, që do të jetë kënaqësia e përbashkët me të gjithë sportdashësit, e sidomos kënaqësia do të jetë për vetë Agronin, për stafin që e shoqërojmë dhe për opinionin sportiv në Zvicër dhe në tërë gjeografinë shqiptare. Besoj se Agroni do të stoliset me brezin e titullit që synon”- deklaroi trajneri i tij Oliver Duetschler. Për këtë gala-spektakël boksi në Nairobi të Kenias është përkujdesur iniciatori, organizatori, dhe promotori Franklin Imbenzis Solid Rock Promotions dhe Julius Odhiambos Team Boxing Promotions. |




