logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Laze për titullin EBU-EE
Nga Boxalb    E Marte, 20 Korrik 2010 07:54   

Suat_vSuat Lazes më në fund i është plotësuar dëshira për të boksuar për një titull. Boksieri nga Durrësi me banim në Komo të Italisë do të sfidojë ukrainasin Stanislav Merdov me 30 gusht në Donetsk të Ukrainës në luftën për titullin evropian ekstra-komunitar (për vendet jashtë Bashkimit Europian).

Përballja 12-rundëshe do të jetë e para e tillë për Lazen, i cili në karrierën e tij të vetmin trofe të fituar si profesionist ka Kupën e Italisë në boksin profesionist, të cilën e ka fituar dy herë.

Në anën tjetër kundërshtari ukrainas, 34 vjeçari Merdov ka një karrierë të pasur si profesionist. Përveç një bilanci për çdo respekt prej 30 fitoresh e 7 humbjesh, përballja ndaj Lazes do të jetë mbrojtja e tretë e titullit EBU-EE për peshën “pendël”. Më parë në të njejtën kategori ai kishte arritur që të bënte të vetin edhe brezin “WBO Inter-Continental” si dhe atë më pak të rëndësishëm “WBC CIS and Slovenian Boxing Bureau”.

Kjo do të jetë hera e dytë që Suat Laze do të udhëtojë në Ukrainë për të zhvilluar një përballje. Në shkurt të këtij viti ai ishte ndeshur në Kiev me Timur Akhundov, por përballja ndërmjet tyre ishte mbyllur pa rezultat për shkak të një përplasjeje kokë më kokë të boksierëve me ç’rast kishin pësuar dëmtim që të dy.  

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!