| Shala në ring me 25 shtator | |
|
|
Dueli do të zhvillohet më 25 shtator në palestrën “Karagaç”, aty ku Shala ka zhvilluar dhe ka fituar një ndeshje ndaj Michal Tomko në mars të këtij viti. “Akoma nuk kemi një emër për kundërshtarin me të cilin do të përballem”, ka thënë Shala për “boxalb.com”. “Gjithsesi stafi i menaxherëve po bën të pamundurën që të gjejë një kundërshtar solid për këtë përballje”. Shpëtim Shala aktualisht ka një bilanc prej 8 fitoresh në poaq duele si profesionist dhe është aktualisht mbajtës i brezit të kampionit “internacional” të Austrisë për peshën gjysmë të rëndë. |





