logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Orial Kolaj kthehet me fitore
Nga Boxalb    E Shtune, 17 Korrik 2010 19:59   
Orial_v
Orial Kolaj ka bërë rikthimin më të mirë të mundshëm në ringun profesionist pas një pauze prej mëse dy vitesh. Lezhjani 26-vjeçar ka realizuar fitore përballë ish-kampionit italian në kategorinë gjysmë  të rëndë, Dario Cichello, i cili ishte konsideruar favorit absolut në këtë përballje.
Fitorja e Kolajt ka ardhur me skualifikim të Cichellos nga ana e gjyqtarit të duelit, i cili me këtë ka shpëtuar atë nga një "knock out" që dukej se do të pësonte.
Me këtë fitore Kolaj ka përmirësuar bilancin e tij si profesionist në 4 fitore dhe 3 humbje, për më tepër fitorja e realizuar të premtën në mbrëmje në Stagno, një lokalitet mes Pisas e Livornos, është mjaft e vlefshme duke qenë se është shënuar ndaj një boksieri me përvojë që ka mbi supet e tij 18 fitore si profesionist.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!