| Vigan Mustafa për titullin mesdhetar | |
|
|
“Në letër” Vigan Mustafa që ka 14 fitore e 2 humbje si profesionist, llogaritet favorit absolut përballë Lovaglio që ka një bilanc prej 7 fitoresh e 6 humbjesh. Kjo është hera e dytë që Mustafa do të zhvillojë një luftë për një titull ndërkombëtar. Në vitin 2008 ai kishte boksuar për titullin “IBF International” ne peshën super të mesme por ishte mposhtur nga Luca Tassi. Po për titullin “IBF Mediterranean” në vitin 2006 kishte boksuar edhe vëllau i madh i Viganit, Ilir Mustafa, i cili ishte mposhtur nga Mouhamed Ali Ndiaye. Në rast të fitimit të këtij titulli, Vigan Mustafa do të bëhej boksieri i dytë shqiptar që stoliset me titullin e kampionit të Mesdheut në një prej federatave të mëdha të boksit profesionist, pas Nuri Seferit i cili vitin e kaluar kishte fituar titullin mesdhetar në versionin WBC për peshën “cruiser”. |





Vigan Mustafa do të tentojë të bëjë të vetin titullin vakant “IBF Mediterranean” për peshën gjysmë të rëndë në boksin profesionist. Prishtinasi 31-vjeçar me benim në Firence të Italisë do të ndeshet me italianin Maurizio Lovaglio me datën 20 gusht në Toscolano Maderno për të diskutuar këtë titull.