logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Nuri Seferi i 11-ti në WBO
Nga Boxalb    E Marte, 13 Korrik 2010 11:25   

nuriseferi-vKampioni evropian në versionin WBO për peshën “kruizer”, Nuri Seferi ka ngjitur shkalët e renditjes botërore në versionin prestigjioz WBO. Ashtu siç edhe ishte pritur, “Tajsoni Shqiptar” është futur në “Top 15” të sfiduesve të titullit botëror që aktualisht është pronë e gjermanit Marco Huck, duke u renditur i 11-ti në këtë listë.

Kjo është një tjetër shtysë për karrierën e 33-vjeçarit nga Korita e Gostivarit, i cili jeton dhe stërvitet prej vitesh në Zvicër, por që në ring prezantohet gjithnjë si shqiptar. Tani gjasat që ai të fitojë të drejtën për një duel për titullin botëror me kampionin në fuqi Marco Huck janë shtuar.

Kampi i Sauerland, që menaxhon karrierën e kampionit botëror ka mundësi që të zgjedhë Seferin në ndonjërën nga mbrojtjet vullnetare të titullit.

Seferi dhe Huck janë përballur një herë në qershor të vitit 2006 kur Huck kishte shënuar fitore me pikë në një duel që kishte zgjatur plot 10 runda.

Atëbotë Seferi kishte pranuar ofertën për këtë përballje vetëm pak ditë para zhvillimit të saj dhe për më tepër ishte futur në ring edhe një dëmtim në dorë.  

Nëse nuk vie deri te ndeshja për titullin botëror me Marco Huck në një nga mbrojtjet e tij vullnetare të titullit, atëherë Seferi do të mund të arrinte statusin e sfidantit zyrtar duke u ngjitur akoma më lart në renditjen botërore të WBO duke vazhduar serinë e fitoreve dhe përballjeve të rëndëishme. E këtë ai e ka dëshmuar më së miri se mund ta bëjë me triumfin ndaj Sandro Siproshvili me ç’rast fitoi edhe titullin e kampionit evropian.

Me futjen në mesin e më të mirëve të botës në renditjen e WBO, Nuri Seferi, sëbashku me Elvir Muriqin i cili renditet i 10-ti në WBC, tashmë janë dy shqiptarët më të ranguar për momentin.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!