logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Orial Kolaj kundër Dario Cichello
Nga Boxalb    E Diele, 11 Korrik 2010 10:07   
Orial_vPas tre humbjeve radhazi dhe më shumë se një viti pauzë, boksieri lezhjan Orial Kolaj do t'i rikthehet ringut për të zhvilluar një përballje të rëndësishme.
Me 16 korrik në qytetin Stagno të Italisë ai do të ndeshet me Dario Cichello në një duel të paraparë për 6 runda.
Italiani Cichello, 31 vjeç, është një emër i rëndësishëm i boksit profesionist italian. Me një bilanc prej 18 fitoresh, 7 humbjesh e 2 barazimesh ai konsiderohet një nga boksierët më të mirë italianë në kategorinë gjysmë të rëndë.
Më parë ai kishte fituar tre herë titullin e kampionit të Italisë për peshën gjysmë të rëndë, ndërsa kishte boksuar edhe për titullin e kampionit të Bashkimit Europian, duke u mposhtur nga Antonio Brancalion.
Në shkurt të këtij viti ai kishte dueluar me polakun Dawid Kostecki në luftë për titullin pak të njohur IBC dhe ishte mposhtur me KO në rundin e shtatë.
Në anën tjetër Orial Kolaj ka një bilanc prej 3 fitoresh dhe 3 humbjesh dhe një fitore eventuale ndaj Cichellos do të ishte tejet e rëndësishme për karrierën e tij.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!