logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Sefer Seferi fiton brezin WBF Intercontinental
Nga Boxalb    E Shtune, 26 Qershor 2010 21:19   

seferSefer Seferi ka realizuar fitore në përballjen me Viksor Szalai dhe është stolisur me brezin WBF Intercontinental për peshën “kruizer” në mbrëmjen e zhvilluar vetëm para pak minutash në Vjenë të Austrisë.

“The Real Deal” e ka filluar rrëmbyeshëm duelin duke dërguan në “knock down” kundërshtarin e tij që në rundin e parë.

Në rundin e dytë Seferi ka vazhduar me të njejtin avaz duke rrëzuar në dysheme tre herë radhazi kundërshtarin e tij pas goditjeve të fuqishme në kokë. Pasi kundërshtari ka pësuar “knock down” për herë të tretë, sipas rregullave të boksit profesionist gjyqtari i ndeshjes e ka ndërprerë përballjen duke qenë se dukej qartë se përballja ishte e pabarabartë.

Kjo është fitorja e 11-të e Seferit në ringun profesionist në poaq duele, dhe e 10-ta e realizuar me KO. Ndërkohë që brezi i fituar WBF Intercontinental do t’i ndihmojë atij që të ngjitet për disa shkallë në renditjet botërore të kategorisë “kruizer”.

Ndërkohë në minutat në vijim pritet që vëllau i tij i madh të ngjitet në ring për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes kundër Sandro Siproshvili për titullin WBO European në peshën “kruizer”.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!