logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Të bindur në fitore
Nga Boxalb    E Premte, 25 Qershor 2010 19:27   

15090vlseferiGjithçka ka nisur dhe ka përfunduar në mënyrën më korrekte pa asnjë lloj provokimi në ceremoninë e peshimit zyrtar para përballjes të së shtunës, gjë që nuk është e rrallë në të tilla raste. Si vëllezërit Seferi ashtu edhe kundërshtarët e tyre kanë treguar karakter prej sportistësh të vërtetë dhe gjithçka është gati për sfidën e së shtunës mbrëma që zhvillohet në “Calafatti- Halle” me fillim prej orës 18:00.

Në fjalën e rastit pas peshimit zyrtar gjeorgjiani me banim në Çeki, Sandro Siproshvili ka deklaruar se “kam udhëtuar dhe do të futem në ring për fitore dhe do të jap maksimumin për ta fituar këtë ndeshje.

Të njejtën gjë ka deklaruar edhe “Tajsoni Shqiptar” Nuri Seferi.

“Edhe unë kam ardhur me vetëm një opsion në mendje. Vetëm fitorja është ajo që më duhet. Gjithçka tjetër nuk vjen në konsiderim pasi do të dëmtonte karrierën time", ka thënë ai.

Dy boksierë që kanë të njejtin qëllim premtojnë asgjë më pak sesa një përballje cilësore, për më tepër kur bëhet fjalë për një duel i vlefshëm për titullin e kampionit evropian në versionin WBO, një brez ky që përveç tjerash i ofron boksierit fitues edhe një vend në mesin e 15 më të mirëve në renditjen botërore të WBO.

Ndërkohë edhe Sefer Seferi që do të zhvillojë përballjen e tij më të rëndëishme në karrierën e deritanishme është shprehur optimist. “The Real Deal” do të ketë përballë një kundërshtar tjetër në vend të boshnjakut Adnan Buharalija që ishte paralajmëruar më pare. Përballë tij do të jetë hungarezi Viktor Szalai. Pavarësisht kësaj kjo përsëri do të jetë përballja më e rëndësishme në karrierën e deritashme të Sefer Seferit duke qenë se është i vlefshëm për titullin WBF Inter-Conetinental për peshën “kruizer”.

“Kam bërë një përgatitje të mirë dhe jam i koncentruar maksimalisht në duelin e mbrëmjes së nesërme. Jam në formë të mirë dhe i përgatitur. Kam besim në vete dhe me udhëzimet e mira nga këndi do të jap maksimumin për të dalë fitimtar nga ringu”, ka thënë Sefer Seferi.

 


Për të gjithë sportdashësit shqiptarë që duan të përcjellin direkt këto përballje gjeni më poshtë adresën ku do të zhvillohet kjo mbrëmje e boksit profesionist:

 

Calafatti- Halle im Wiener Prater

1020 Wien, Riesenradplatz 2

Biletat: 0664/211 12 71, 0699/ 811 79 658, 0660/ 253 83 93

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!