| Peshimet zyrtare nga Vjena | |
|
|
Ashtu si e parashikojnë rregullat e boksit profesionist, 24 orë para zhvillimit të përballjeve në kuadër të mbrëmjes “Champions Night 2” që zhvillohet në Vjenë, është zhvilluar ceremonia e peshimit zyrtar të boksierëve.
Dy protagonistët shqiptarë të kësaj mbrëmjeje, vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi sebashku me kundërshtarët e tyre për mbrëmjen e së shtunës kanë zhvilluar këtë ceremoni dhe që të gjithë boksierët kanë pasur peshë brenda limiteve të lejuara për një ndeshje për titull në kategorinë “kruizer”. REZULTATET E PESHIMIT JANË SI MË POSHTË: Nuri Seferi 90,3 kg – Sandro Siproshvili 87,6 kg Sefer Seferi 90,2 kg – Viktor Szalai 90,5 kg |





