logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Bedarin Toma, tjetër përballje në Rusi
Nga Boxalb    E Enjte, 24 Qershor 2010 15:22   

toma_vBedarin Toma do të zhvillojë një tjetër përballje në Rusi, pikërisht më 3 korrik të këtij viti.

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, i cili kishte shënuar fitoren e parë si profesionist në mars të këtij viti në një përballje të zhvilluar pikërisht në shtetin rus, do të zhvillojë një tjetër përballje prej 4 rundash në qytetin Rostov-na-Donu që gjendet më shumë se 1000 kilometra në juglindje të Moskës. 

Përballë tij do të jetë vendasi Asker Balash, për të cilin kjo do të jetë përballja debutuese në ringun profesionist. Në anën tjetër lezhjani Toma ka një fitore dhe një humbje si profesionist, ndërsa para kësaj ka pasur një karrierë të suksesshme si amator ku përveç tjerash ka arritur që të dalë fitues dy herë në turneun “New Jersey Golden Gloves”. Mediat amerikane e kanë konsideruar si një boksier shpresëdhënës në kategorinë e rëndë, ndërsa promotori i njohur amerikan Dino Duva i kishte ofruar kontratë.

Gjithsesi jo gjithçka shkoi sipas planit në përballjen e tij të parë, pasi më 25 shkurt të vitit 2009 ai ishte mposhtur me pikë nga amerikani Joseph Rabotte.

Pas një pauze prej më shumë se një viti, Toma ringjitet në ringun profesionist për të shënuar fitore me KO në rundin e dytë ndaj rusit Anatoly Grebenyukov në një duel të zhvilluar në Pyatigorsk të Rusisë.

Me një gjatësi prej 196 cm dhe peshë prej 120 kilogramëve Toma ka të gjitha predispozitat për të bërë karrierë në kategorinë e rëndë të ringut profesionist.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!