logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Ilir Mustafa para një tjetër sfide
Nga Boxalb    E Shtune, 06 Mars 2010 23:47   

ilirmustafa2

38-vjeçari Ilir Mustafa (27-9-2, 17 KOs) nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga sfidat e tjera. Veterani i dorezave profesioniste ish-sfidues i titullit evropian do të ngjitet në ringun e Livornos në Itali të premtën e 26 marsit për të zhvilluar përballjen e tij të 39-të si profesionist.

Kundërshtari i tij do të jetë sllovaku modest Robert Blazo (5-18-2, 3 KOs) me të cilin është dueli është i programuar për 6 runda.

Pikërisht një javë para kësaj përballjeje të Ilirit, do të boksojë edhe vëllau i tij i vogël, Vigan Mustafa (12-2, 6 KOs), i cili do të ndeshet me 19 mars në Firence me çekun Jindrich Velecky (16-8, 15 KOs).

Në vitin 2008 Ilir Mustafa ishte rikthyer në ring pas një pauze prej më shumë se dy vitesh dhe kishte arritur që të bëjë të vetin titullin e kampionit mesdhetar në versionin WBF pas vetëm dy duelesh, brez të cilin e kishte humbur në korrik të vitit të kaluar në përballje me Lorenzo Cosseddu (22-4-4, 2 KOs) pas një dueli të vështirë dhe ku gjyqtarët i kishin dhënë fitoren mjaft të diskutueshme boksierit vendas.

Paraqitja e mirë në këtë përballje kishte bërë që promoteri italian Sergio Cavallari të mos heqë dorë nga Ilir Mustafa, për të cilin ka premtuar një tjetër duel të rëndësishëm Brenda këtij viti.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!