logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Koxha për titullin e Beneluksit
Nga Boxalb    E Premte, 05 Mars 2010 12:34   

koxha_v

28-vjeçari ferizajas Selajdin Koxha (10-5-2, 3 KOs) do të sfidojë edhe një herë veten për të tentuar që të bëjë të vetin titullin e kampionit të shteteve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg) për kategorinë super të mesme.

 

Ai do të ndeshet me 33-vjeçarin nga Luksemburgu, Domingos Nascimento Monteiro (19-15-4, 11 KOs) në një duel prej 10 rundash që do të zhvillohet në ringun e “Lotto Arena” në Antverepen të Belgjikës.

Në dhjetor të vitit 2008 Koxha kishte arritur që të fitojë titullin e kampionit të Belgjikës, poashtu në kategorinë super të mesme.

Përveç rëndësisë së përballjes për një titull ndërkombëtar, kjo ndeshje do të jetë një tjetër provë për Koxhën i cili ishte mposhtur në përballjen e tij të fundit në janar të këtij viti të zhvilluar në Holandë ndaj Gevorg Khatchikian.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!