| Shpëtim Shala rikthehet në mars | |
|
|
Ndërkohë Shpetim Shala ka ndërruar trainerin, dhe tani ai ka filluar të stërvitet me trajnerin e tij të ri Zijadin Rama, i cili ka boksuar për Prishtinën në kohën e legjendarit Lah Lihmani. Në pyetjen se cila ishte arsyja për ndërrim të trajnerit, ai tregon me respekt për Ahmet Shalen, duke falenderuar për bashkëpunim dhe punën e palodhur të tij deri më tani. “Ahmet Shala ka qenë shumë i angazhuar me KB Peja dhe e vetmja arsye për ndërrim të trajnerit është se unë kam kërkuar një përkujdese edhe më të madhe për mua”, ka thënë Shala për “boxalb.com” . “Me Zijadin Ramën kemi filluar të stërvitemi qe gati një javë, ndërkohë ka ndodhur ajo më e keqja që mund t’i ndodhë një sportisti, i sëmurë me grip dhe duke marrë antibiotikë më është dashur të ndërpres vrapimet për disa ditë deri sa të ndihem më mirë”, ka shtuar ai. Gjithsesi Shala është shumë i motivuar dhe i bindur që do t’a mund edhe sëmundjen për të vazhduar atje ku e kishte filluar me prezentime spektakulare, siç ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në Prishtinë kundër gjermanit Lars Buchholz. “Dua të cek se tani menaxher i ndeshjeve të cilat do të zhvillohen në Kosovë është Nexhmedin Zeka, dhe dueli do të zhvillohet nën udhëheqjen e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës. Data e saktë e duelit do të caktohet në mbledhjen e federates e cila do të mbahet të dielen. Për kundershtarë kemi një listë me emra dhe pothuajse gati kemi vendosur edhe për të, mirëpo sapo të ketë një marrëveshje të kryer do të mësojmë emrin e tij. Do të jetë kjo një ndeshje për të kontrolluar veten dhe për të mbajtur veten në formë sa më të mirë para ndeshjeve të mëdha të së ardhmes”, ka shtuar Shala për “boxalb.com”. Në pyetjen se cilat janë planet e tij për këtë vit, Shala tregon se së bashku me menaxherin e tij Nexhmedin Zeka kanë disa plane për këtë vit dhe gjithsesi një nga këto është edhe një ndeshje me kundërshtar të kalibrit të lartë. |






Pas një pauze prej 11 muajsh, Shpëtim “Albanian Bomber” Shala rikthehet në fund të muajit mars përsëri në ring, kësaj radhe në qytetin e tij të lindjes, në Pejën e bukur.
Komentet