logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Xhavit Visoka rikthehet me fitore
Nga Boxalb    E Marte, 16 Shkurt 2010 23:57   

Visoka-v

Xhavit Visoka (5-1, 3 KO’s) është rikthyer me sukses në ringun profesionist pas më shumë se 26 muajve pauzë. Pikërisht në datëlindjen e tij të 37-të, dhe një ditë para Ditës së Pavarësisë Visoka ka mposhtur sllovakun modest Frantisek Pastor (0-7) me nokaut teknik në rundin e parë të duelit.

 

Që nga sekondat e para Visoka ka nisur me vrull ndeshjen, duke kërkuar që nga fillimi që ta zërë kundërshtarin e tij me të djathtën.

Kjo si duket e ka zënë në befasi kundërshtarin e tij, i cili në dy minutat e para është munduar që të mbrohet deri në maksimum me gard të mbyllur, ndërsa nga ana tjetër Visoka nuk ndalonte së godituri.

Goditjet në trup si duket e kanë ç’ekuilibruar Pastorin , i cili e ka parë veten në dysheme kur kishin mbetur edhe më pak se një minutë para përfundimit të rundit të parë. Ndërkohë trajneri i boksierit sllovak nuk ka hezituar dhe menjëherë ka hedhur peshqirin në ring për të sinjalizuar dorëzimin e duelit.

Kjo është fitorja e 5-të e Visokës si profesionist dhe e dyta e zhvilluar në Prishtinë, pas asaj të vitit 2006 kur kishte shënuar fitore ndaj Evgeni Shapavalov.

 

Komentet 

 
#2 RE: Xhavit Visoka rikthehet me fitoresefedin 05-03-2010 15:40
njeri je rreh mire veq une tkisha bA LLOM EDHE JAM MA I HJESHEM SE TI.NASHLEDANOU PANE.SUKSES
Citoje kete koment
 
 
#1 bbekserfestim begu 18-02-2010 02:41
ky njeri munet mu bo kampon bote nese arrin edhe nja 6 ndeshje
Citoje kete koment
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!