logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Lëndimi frenon karrierën e Shabanit
Nga Boxalb    E Shtune, 09 Janar 2010 08:17   

shabani

Një lëndim i bërrylit ka frenuar karrierën e Faruk Shabanit në boksin profesionist. 27-vjeçari Shabani në katër meçet e fundit përveç me kundërshtarë është dashur të përballej edhe me dhembjet që ka ndier në dorën e majtë. Dy nga katër meçet e zhvilluara në vitin 2009, Shabani i humbi dhe këto ishin disfatat e para në profesionalizëm për boksierin prishtinas.

"Nuk e di si jam lënduar, por dhembjet e para në bërrylin e majtë i kam ndier para një viti. Në meçet që pata vitin e kaluar kam boksuar i lënduar. Kam pasur edhe një operim, por dhembjet nuk më kanë kaluar. Dhembjet shfaqen herë pas here, më të theksuara janë në stërvitje të forta dhe gjatë meçeve. Më 16 janar kam një kontrollim mjekësor dhe shpresoj që problemet shëndetësore do t'i lë prapa vetes", ka thënë Shabani të enjten për gazetën.

Shabani ka lindur në Prishtinë, ndërsa jeton në Berlin.

Në Gjermani njihet edhe me emrin Frank. Dy humbjet e para në profesionalizëm ai i pësoi në meçet që ishin të vlefshme për tituj. Më 27 qershor të vitit të kaluar humbi me pikë pas 12 raundeve nga italiani i natyralizuar Leonard Bundu, në luftë për titullin e kampionit të Bashkimit Evropian në kategorinë uelter. Më pas kaloi në një kategori më të lartë, atë gjysmë të mesme. Më 19 dhjetor në Ukrainë humbi nga çeçeni Zaurbek Baysangurov në luftë për titullin WBA Inter-Continental. Ai e dorëzoi meçin pas raundit të pestë.

20091220shabani002a

"Për shkak të lëndimit pata dashur të hiqja dorë nga lufta për titull të Bashkimit Evropian. Por trajneri bëri presion që unë të paraqitem në ring duke theksuar se një rast të tillë ndoshta nuk do ta fitoj më në karrierë. Pranova të boksoja por lëndimi më pengoi shumë. Ndërsa në Ukrainë nuk munda të përballoja dhembjet dhe e dorëzova meçin para kohe", ka treguar Shabani.

Shabani synon që gjatë vitit 2010 të fitojë një titull ndërkombëtar. Deri  tani në profesionalizëm ka realizuar 18 fitore, gjashtë nga të cilat me ndërprerje. Në amatorizëm pati fituar 75 nga 90 meçet e zhvilluara. Shabani deri në fillim të dhjetorit ishte pjesë e kompanisë së njohur "Sauderland". Ai pret që shumë shpejt të firmosë kontratë të re me "Sauerlandin", që është njëra prej kompanive kryesore në botën e boksit profesionist.

Marrë nga KOHA.net

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!