logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Arnold Gjergjaj në “Cosa Nostra”
Nga Boxalb    E Marte, 15 Dhjetor 2009 14:22   

Gjergjaj_v

Pas mbarimit të periudhës së prohebicionit Mafia kishte filluar që të interesohet për boksin. Gati një shekull me pas është boksi ai që interesohet për Mafian. Gjithmonë në kuptimiin figurativ të fjalës.

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, që në ringun profesionist njihet me nofkën “The Cobra”, do të jetë pjesë e mbrëmjes “Cosa Nostra” që organizohet të shtunën më 19 dhjetor në Basel të Zvicrës.

flyer_boxeo16_basel_191209

Ai do të jetë protagonisti i vetëm profesionist i mbrëmjes gjatë së cilës do të zhvillohen edhe disa përballje të boksit amator dhe që fillojnë prej ores 20:30.

Kundërshtari i Gjergjajt në këtë përballje nuk është caktuar akoma, por kjo gjë pritet që të bëhet në ditët në vazhdim.

25-vjeçari Gjergjaj, disa herë kampion i Zvicrës në boksin amator, ka debutuar si profesionist në gusht të këtij viti dhe deri më tani të dyja përballjet që ka zhvilluar i ka fituar me KO.

Në Zvicër ai konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm dhe mendohet që shumë shpejt të ngritet në nivele të larta të boksit  profesionist evropian.

Së fundmi ai ishte protagonist i mbrëmjes së zhvilluar në Kirchberg të Zvicrës sëbashku me Sefer Seferin në një organizim të vëllezërve Seferi.

 

Komentet 

 
#1 gjergjajermin 07-03-2010 18:29
oo na ke zardh fyryren kosovarve
Citoje kete koment
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!