logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Visoka rikthehet në ringun e Prishtinës
Nga Boxalb    E Hene, 02 Maj 2011 20:25   

Visokaxh-v

Xhavit Visoka do të zhvillojë duelin e tij të dhjetë në ringun profesionist më 7 maj në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.  Përballë tij do të jetë maqedonasi Mile Jovanovski për të cilin kjo do të jetë përballja e parë në ringun profesionist.

“Nuk kam shumë njohuri për kundërshtarin, por kjo nuk është problem për mua pasi asnjëherë deri më tani gjatë karrierës sime nuk kam studiuar kundërshtarët, por thjesht jam futur në ring me synimin për t’i nokautuar.  Kështu do të jetë edhe kësaj here”, ka thënë Visoka për “boxalb.com”.

 
Tefik Bajrami, KO për fitoren e tretë
Nga Boxalb    E Shtune, 16 Prill 2011 22:27   

Tefik_v

Tefik Bajrami ka fituar përballjen e tij të dytë në harkun e një muaji si dhe të tretën në karrierën si profesionist. Boksieri nga Kosova ka mposhtur me “nokaut” në rundin e dytë rusin Sergej Lazarov në ringun e “Hotel Marsoel” në Chur të Zvicrës.

 

Kjo është fitorja e dytë me “nokaut” në tre ndeshje që Tefik Bajrami ka zhvilluar në ringun profesionist. Synimi i tij është që sa më shpejt të arrijë kuotën e 10 përballjeve në mënyrë që t’i jepet rasti sa më parë për të luftuar për ndonjë titull ndërkombëtar në boksin profesionist.

 
Tefik Bajrami, dueli i tretë profesionist
Nga Boxalb    E Marte, 12 Prill 2011 17:38   

Tefik_v

Ish-kampioni i botës në tajboksin amator dhe ish-kampion i Zvicrës në boksin amator, Tefik “Hurricane” Bajrami me 16 prill ngjitet përsëri në ring vetëm tre javë pas ndeshjes së tij të dytë që e zhvilloi më 26 mars në Gjermani.

Uragani shqiptar përballë do ta ketë rusin Sergej Llazarov, ndërsa ndeshja zhvillohet në qytetin Kur të Zvicrës. Mediat e shkruara dhe ato elektronike në Zvicër por edhe ato në Kosovë po i japin jehonë të madhe bokserit profesionist i cili ka një karriere te bujshme prapa vetes në Tajboks dhe tani edhe në boks.

 


Faqja 1 nga gjithsej 91