logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Mayweather-Marquez më 19 shtator!
Nga Boxalb    E Shtune, 27 Qershor 2009 09:10   

Përballja e shumëpritur mes Floyd Mayweather dhe Manuel Marquez është caktuar për 19 shtator të këtij viti, pasi Mayweather kishte lënduar krahun gjatë stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për këtë duel që në fillim ishte caktuar të zhvillohet 18 korrik. Tani Mayweather ka marrë lejet e mjekëve dhe do të jetë i gatshëm për duelin e 19 shtatorit që do të zhvillohet në “MGM Grand” në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

 

“Jam i lehtësuar që u lejova që të boksoj pasi mezi po e prisja rikthimin në ring”, ka thënë Mayweather. “Me besoni, 19 shtatori do të jetë një fundjavë e jashtëzakonshme për boksin, dhe të gjithë adhuruest e mij, ndër të cilët edhe shumë meksikanë do të mund të mbajnë në kokë kapelat dhe ‘sombrerot’ kur të më shohin mua në ring dhe të shohin atë që u ka munguar për 18 muaj. Do ta shkatërroj Marquezin dhe do të rimarr vendin tim të merituar si boksieri më i mirë në botë. Mos mungoni”. Edhe Marquez gjithashtu ka pranuar datën e re për të zhvilluar duelin. “Jam i gëzuar që Mayweather është lejuar që të boksojë dhe tani do t’i kthehemi punës më 19 shtator”, ka thënë Marquez.

“Kjo fundjave është e rëndësishme jo vetëm për boksin, por edhe për të gjithë meksikanët dhe meksikano-amerikanët për të cilët unë do të boksoj.

Do të jetë një arsye e mirë për ta që të festojnë fitoren time kundër Mayweather. Kjo fitore do të jetë për të gjithë popullin e Meksikës. Jam i sigurt në fitore”.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!