logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Lennox Lewis kërkon 100 milion dollarë për rikthimin

43-vjeçari Lennox Lewis, ish-kampion absolut i botës në kategorinë e rëndë ka thënë se mund të rikthehet në ring nëse pranon një ofertë prej 100 milionë dollarëve për të zhvilluar një duel revanshi me Vitali Klitschkon.
“Nuk është puna tek paratë, dhe asnjëherë nuk ka qenë kjo gjë me rëndësi”, ka thënë Lewis për të përditshmen londineze “Independent”.

"Kam pasur oferta të përsëritura menjëherë pasi jam larguar nga boksi dhe gjithnjë kam thënë jo. Me rëndësi është respekti dhe lavdia. Unë nuk kam çfarë të provoj më shumë", ka shtuar britaniku.

Madje ai ka bërë edhe një tjetër kërkesë të pazakonshme për tu rikthyer duke shtuar : "do ta konsideroj rikthimin nëse më parë Wladimiri do të boksojë kundër vëllaut të tij". Nëse ata boksojnë kundër njëri tjetrit atëherë unë mund të marr në konsideratë rikthimin”. Nuk është e qartë nëse këtë të fundit Lewis e ka thënë me shaka, apo vetëm dëshiron që të shohë se sa është i interesuar vetë Wladimir për një duel të tillë.

Gjithsesi tashmë kur fjalët kanë nisur të shtohen çdo ditë e më shumë nuk është çudi që edhe oferta 100-milionëshe të vijë.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!