| “Bisha” fiton por nuk bind | |
|
Që të dy boksierët e kanë filluar ndeshjen me kujdes, megjithatë “The Real Deal” ka mundur që të qëllojë dy herë kundërshtarin me të majtën e tij ndërkohë largohej me vallëzim nga goditjet e ngadalta të Valuevit. E njejta gjë përsëritet edhe në dy rundat pasardhëse kur kampioni dukej shumë i ngadalshëm, ndërsa sfiduesi dukej më aktiv. Në rundin e katërt Valuev fillon të godasë dhe në një rast qëllon me “uppercut” kundërshtarin. Gjithashtu ai filloi të përdorë më shumë goditjen “jab” dhe të djathtën. Valuev kontrolloi rundet 7 dhe 8 ndaj legjendës Holyfield, ndërsa ky i fundit shton agrisivitetin e lëvizjet e tij në rundin e dhjetë. Rundi i fundit i duelit u shfaq si mbarë meçi, Holyfield vallëzonte në ring dhe godiste ndonjëherë kundërshtarin ndërsa Valuev mundohej me goditje të ngadalta që të bënte dëm, por pa shumë sukses. Në fund gjyqtarët i japin fitoren gjigandit rus duke lënë të pakënaqur shumicën absolute të publiku të pranishëm që e kishte vlerësuar ndryshe duelin. 21.12.2008 |






Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në versionin WBA, gjigandi rus Nikolay Valuev (50-1, 34 KO) ka mbrojtur brezin e “përkohshëm” duke shënuar fitore me vendim jounanim dhe mjaft kontravers të gjyqtarëve përballë legjendarit ish-kampon bote Evander Holyfield (42-10-2, 27 KO).