logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Nikolai Valuev vs Vitali Klitschko?
E Premte, 26 Qershor 2009 08:49   

Kampioni i botës për peshën e rëndë në versionin WBA, Nikolay Valuev (50-1, 34 KO’s) sipas të gjitha gjasave do të ndeshet me kampionin e WBC, Vitali Klitschko (37-2, 36 KO’s) në një duel për të bashkuar brezat brenda vitit 2009, njoftojnë mediat botërore. Lajmi është bërë i ditur nga kampi i “Sauerland”, kompania promocionale e Valuevit, dhe këta të fundit tashmë kanë filluar kontaktet me Vitalin.

“Kam biseduar me Vitalin në telefon së fundmi dhe jemi marrë vesh që të takohemi në ring”, ka thënë Valuev.                                                                                                                                                

37-vjeçari Klitschko, është duke shikuar për tre kundërshtarë të mundshëm, përfshirë këtu edhe David Haye and Chris Arreola. Mendohej që 28-vjeçari Haye të fitonte shansin për një duel pasi më parë kishte pasur interesim për një duel me të. Gjithsesi mendohet që diskutimet mes “Sauerland” dhe “K2 East Promotions” të vazhdojnë gjatë për këtë duel.

 Valuev kërkon që të zhvillojë duelin në shtator apo tetor të këtij viti. Vitali gjithashtu ka konfirmuar se ndeshja do të realizohet. “Po është e vërtetë. Nikolai më ka ofruar nj ndeshje dhe unë e kam pranuar sfidën”, ka thënë Klitschko.

Ndeshja pritet që të zgjojë interesim të madh në mesin e adhuruesve të boksit për shkak të gjatësisë së dy boksierëve. Ndoshta kjo ndshje po vjen me vonesë pasi Valuev nuk duket të jetë i njejti boksier si disa vite më parë kur ai kishte mposhtur kundërshtarë si John Ruiz, Oëen Beck and Monte Barrett. Së fundmi ai pati mjaft probleme me 46-vjeçarin Evander Holyfield në dhjetor të vitit të kaluar, duke shënuar një fitore kontraverse në duelin e zhvillur në Zvicër.

Vitali Klitschko së fundmi kishte mposhtur kubanezin Juan Carlos Gomez për të mbrojtur brezin e kampionit të WBC, brez të cilin e kishte rrëmbyer nga duart e Samuel Peter. Fitorja ndaj Peter për Vitalin ishte ndeshja e parë pas 4 viteve pauzë.
 

 

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!