logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Daniel Judah: "Jam më i mirë se kurrë"
Nga Boxalb    E Premte, 19 Nentor 2010 22:18   

Judah_vIsh-pretendenti për titullin botëror në kategorinë gjysmë të rëndë dhe atë "kruizer", Daniel Judah nga Bruklini i Nju Jorkut do të rikthehet këtë të shtunë me 20 nëntor në "Aviator Sports Complex" të Bruklinit përballë Elvir Muriqit në një duel 10-rundësh.

Judah kështu po mundohet që të pas një humbjeje dëshpëruese nga Adam “The Real Deal” Seal në maj të këtij viti. "Fightnews.com" ka zhvilluar një intervistë me të para përballjes me "Kosova Kid", imtërvistë të cilën "Boxalb.com" ua sjell në shqip.

Çfarë dini për kundërshtarin tuaj, Elvir Muriqin?

E kam njohur më herët Muriqin, por në të vërtetë nuk e njoh edhe aq mirë. Ai mendon se unë jam i mbaruar dhe besoj se kjo është arsyeja që e ka pranuar këtë duel me mua. Unë do të dëshmoj që jam kthyer dhe jam më i mirë se kurrë më parë.

Si ishin stërvitjet për këtë luftë?

Kam qëndruar në Nju Jork për këto përgatitje. Kam stërvitur dhe kam bërë ndërprerje kohë pas kohe dhe lajmërimi për këtë ndeshje erdhi me vonesë, por unë gjithnjë stërvitem. Përpiqem që të mos largohem nga palestra në mënyrë që të jem i gatshëm për çfarëdo që mund të vijë.

Kanë kaluar dy vite prejse keni boksuar në Nju Jork, çfarë ndjenje është që të boksosh në shtëpinë tënde në Bruklin?

është ndjenjë e mirë. Dueli im i fundit i zhvilluar në Aviator  ishte kundër Yusaf Mack. Unë e pata humbur atë përballje, por këtë herë është një Danny Judah i ri dhe më i mirë. Do të shkoj atje për të prezantuar veten në një tjetër mënyrë. E di se stili dhe agresiviteti im do të jetë i tepërt për të.

Ju po shkoni në këtë duel pas një humbjeje, duhet patjetër që të shënoni fitore. Sa e rëndësishme është për ju kjo përballje dhe çfarë domethënie ka për karrierën tuaj?

Fitimi i kësaj përballjeje domethënë shumë. Fituesi i kësaj përballjeje do të ketë një mundësi për titull dhe ky do të jem unë. Kam shumë për të dëshmuar, jo vetëm për tifozët e mi por edhe për çdokënd tjetër në këtë kategori. E di se jam i përgatitur për të shkuar përpara dhe për të bërë një shfaqje të madhe për pjesën e mbetur të karrierës sime.

Nëse e kaloni Muriqin këtë të shtunë, me kë do të doni të ndesheni në të ardhmen?

Është BJ Flores, por në të vërtetë nuk ka rëndësi kundër kujt. Do të boksoja kundër kujtdo. Të shohim si do të dali ky duel, por do t'ua lija këtë vendim njerëzve të mi për të vendosur.

Për fund, a ka diçka që do të dëshironit t'u thoni tifozëve të boksit?

Vetëm do doja t'u them falemnderit të gjithë tifozëve të mi që kanë qenë gjithnjë besnik ndaj meje. Unë do të bëhem kampion bote dhe këtë të shtunë do t'u dëshmoj të gjithëve se jam më i përkushtuar se asnjëherë më parë dhe do të bëj çfarë është e nevojshme për të fituar. Do të dëshmoj që jam një ndër më të mirët në këtë kategori. Do ta dëshmoj këtë të shtunën.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!