logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Kush është kush?
Nga Boxalb    E Enjte, 18 Mars 2010 18:40   

klitschko-v

Përballja mes kampionit aktual të botës në versionet IBF/WBO/IBO për peshën e rëndë, Vladimir Klitschko dhe sfidantit nga Filadelfia, Eddie Chambers, nuk do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Shtetet e Bashkuara. Dhe arseja për këtë është vërtetë e veçante.

Drejtuesit e kanalit televiziv HBO, i cili ka të drejtat e transmetimit të përballjeve të Klitschkove në Amerikë, janë të mendimit se tifozët amerikanë të boksit nuk mund të bëjnë lehtë dallimin mes Vlaimirit dhe vëllaut të tij, kampionit të botës në versionin WBC për peshën e rëndë, Vitali Klitschko.

“Për një kohë ishte shumë e vështirë që të kishim prezencën e Vladimirit në Shtetet e Bashkuara dhe po fillonim të thyenim këtë akull”, ka thënë Ross Greenburg, president i HBO Sports. “Për fat të keq, në të njejtën kohë edhe vëllau I tij vendosi që të rikthehej dhe kështu e kanë bërë konfuz publikun në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit kanë problem që të bëjnë dallimin mes tyre”.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!