logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Legjenda e Pacquiao vazhdon të rritet
Nga Boxalb    E Diele, 14 Mars 2010 15:41   

paq_v

Kampioni botëror (WBO) për peshën “velter” dhe superylli i ringut profesionist Manny Pacquiao (51-3-2, 38 KOs) ka shënuar një fitore me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj ish-kampionit botëror (IBF) Joshua Clottey (35-4, 20 KOs) në praninë e 50,994 tifozëve të pranishëm në “Coëboys Stadium” të Arlingtonit në Teksas të SHBA-ve.

Që nga gongu i rundit të parë, Pacman ka domihuar mbi Clottey në secilin rund, duke ua bërë të lehtë gjyqtarëve punën e vlerësimit të fituesit të përballjes.

pacquiao-1

Pacquiao ka punuar aq shumë në ring sa është dukur që boksieri nga Gana nuk ishte I gatshëm që t’i përgjigjej atij niveli. Boksieri nga Filipinet ka arritur që të qëllojë në cak 246 herë nga 1,231 tentimet për goditje, përballë vetëm 108 goditjeve të Clottey nga 399 tentime.

Në fund gjyqtarët kanë dhënë vlerësimin 120-108, 119-109, 119-109 në të mirë të Pacquiao.

Fitorja ndaj Clottey sipas të gjitha gjasave do të jetë një arsye më shumë për realizimin e përballjes me fituesin e përballjes së 1 majit ndërmjet të pamposhturit Floyd Mayëeather, Jr dhe kampionit aktual botëror (WBA) në peshën “velter” Shane Mosley në fund të këtij viti.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!