| “Sat 1” fillon transmetimet e boksit | |
|
|
Pas nëntë vite largimi nga transmetimet direkte të boksit profesionist, televizioni gjerman “Sat 1” ka bërë një kontratë me promoterin Ahmet Oener, pronarin e “Arena Boxing Promotion”, kompani kjo që u themelua në verë të vitit 2006 në qytetin Duisburg, vendlindjen e Oener.
Programi i transmetimeve është titulluar “Ran-Boxen”. “Sat 1” television nga qyteti Mynih i Gjermanisë ishte aktiv prej vitit 1997 deri 2001 në boksin profesionist dhe gjatë kësaj kohe kishte kontratë me kompaninë e madhe të Klaus Peter-Kohl, “Universum” nga Hamburgu, duke transmetuar meçet e boksierëve të mëdhenj si Wladimir Klitschko, Dariusz Michalczewski dhe Artur Grigorian. Gëzimi dhe krenaria shihen në buzëqeshjen e 38-vjeçarit Ahmet Oener, një arsye më shumë për të qenë krenar. “Jam shumë i gëzuar dhe krenar për këtë marrëveshje, është një goditje dhe poshtërim për Universum dhe ky është një argëtim për mua”, thotë Ahmet Oener. “Sat 1” do të bëjë transmetimin e parë më 27 mars me protagonist boksierin gjerman Steffen Kretschmann kundër rusit Denis Bakhtov. Për shumën e kontratës nuk janë dhënë shifra, pasi kjo mbahet sekret nga të dyja palët. Në këtë kohë kur konkurenca mediale është e madhe, është e domosdoshme një kontratë e rëndësishme televizive. Për redaktorin e sportit në “Sat 1”, Sven Frober, Ahmet Oener është Don Kingu i Gjermanisë. KANALET GJERMANE QË TRANSMETOJNË NDESHJE TË BOKSIT PROFESIONIST JANË:ARD (ka kontratë me Sauerland Event deri në vitin 2011) ZDF (ka kontratë me Universum Box Promotion deri në korrik të vitit 2010) RTL (ka kontratë me vëllezërit Klitschko) DSF, që prej 1 prillit do te funksionojë me emër të ri “Sport 1” (ka kontratë me SES Boxing) Eurosport (ka kontratë me Spotlight dhe Arena Boxing Promotion) SKY (ka kontratë me Arena Boxing Promotion) SAT1 (fillon prej 27 mars me transmetim me ndeshjet e Arena Boxing Promotion) Ahmet Oener dënohet nga Gjykata e Qarkut në Dënim prej 22 muaj me kusht dhe me një gjobë prej 120.000 euro, ky është vendimi i gjykatës së Qarkut të Hamburgut kundër promoterit të boksit Ahmet Oener. Prokuroria ka akuzuar promoterin turk për 16 vepra të ndryshme, akuza për grabitje, dhunë dhe detyrime. Ndër të tjera 38-vjeçari Oener ka provuar me dhunë duke kërkuar nga promoteri i “Universum” Klaus Peter-Kohl një shumë prej 500.000 euro. Në një organizim në qytetin Hanseatik në Në gusht të vitit 2009 Oener ishte vetë viktim e një sulmi të bërë në të. Dy veta i kishin zënë rrugën në Aktorët e këtij incidenti deri më sot nuk janë gjetur dhe deri më tani ky akt mbetet akoma enigmë. Një kontratë serioze me televizionin “Sat 1” dhe me terapi anti-agresion, trajnim nën drejtimin e një psikoterapisti, me te cilen ai ka filluar që nga 2009, shpresojmë që Ahmet Oener të gjejë rrugën e mbarë. |






