logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Klitschko dominon mbi Johnson
Nga Boxalb    E Diele, 13 Dhjetor 2009 12:00   

klitschko-v

Kampioni botëror i peshës së rëndë në WBC, Vitali Klitschko (39-2, 37 KOs) ka shënuar fitore me vendim unanim të gjyqtarëve në një përballje prej 12 rundash kundër më parë të pamposhturit Kevin Johnson (22-1-1, 9 KOs).

Përballja e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në “PostFinance Arena” në Bern të Zvicrës ka qenë një histori me vetëm një protagonist, kampionin në fuqi i cili mundohej që ta qëllonte kundërshtarin por pa arritur ta bënte këtë në të shumtën e rasteve, ndërsa Johnson dukej qartë se kishte ardhur në Zvicër me një strategji për t’u mbijetuar 12 rundave.

Vitali bënte presion gjatë gjithë kohës dhe realizoi goditjet më të shumta, megjithëse kishte shumë probleme që të realizonte goditje të pastërta në kokën e Johnsonit. Klitschko ishte gjithnjë e më dominues me kalimin e rundave, ndërsa rundat ishin plotësisht të tij. Rezultati i gjyqtarëve ishte 120-108, 120-108, 119-109.

Johnson u bë boksieri i dytë pas gjermanit Timo Hoffmann që arriti t’i bëjë ballë për 12 runda Vitali Klitschkos.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!