logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Danny Green rrëzon legjendën Roy Jones
Nga Boxalb    E Merkure, 02 Dhjetor 2009 23:49   

jones_v

Australiani Danny Green (28-3, 25 KOs), kampion i kategorisë “kruizer” në versionin IBO ka realizuar një befasi të madhe kur ka arritur që të rrëzojë në dysheme legjendën e boksit profesionist Roy Jones Jr (54-6, 40 KOs) në rundin e parë të duelit të tyre të zhvilluar në Sydney të Australisë të mërkurën me 2 dhjetor.

Green ka qenë më agresiv që nga gongu i parë duke realizuar një kombinim solid me dy goditje me të majtën dhe një të djathtë për ta rrëzuar në dysheme amerikanin, i cili pavarësisht se u ngrit për të vazhduar luftën, nuk arriti që të kundërpërgjigjet furisë së australianit.

Gjyqtari Howard Foster e ndërpreu duelin vetëm 58 sekonda para përfundimit të rundit pasi ishte e qartë se nuk ishte më në gjendje që të mbrojë veten.

Pas përfundimit të duelit Green ka falemnderuar ekipin e tij që e kanë ndihmuar për të shënuar fitoren e tij më të rëndësishme në ring.

“Ai është një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe e falemnderoj për mundësinë që më dha të boksoj me të në Australi. Falemnderit Roy Jones Jr”, ka thënë Green pas duelit.

“Gati ndjehem keq për këtë që kam bërë. Kjo gati më ka lënduar që t’ia bëj këtë dikujt të cilin e shikoj për model si brenda ashtu edhe jashtë ringut. Ai është një legjendë e vërtetë”, ka shtuar ai.

Humbja e pësuar për 40-vjeçarin Jones vë në dyshim edhe planet për një revansh të mundshëm me veteranin tjetër Bernard Hopkins. Vetë Jones nuk ka kërkuar asnjë justifikim për humbjen e cila mund të sinjalizojë fundin e karrierës së tij.

“Nuk dua të kërkoj asnjë justifikim, ishte një performancë e jashtëzakonshme nga Danny”, ka thënë Jones.

 

Komentet 

 
#2 HAJDE ELVIR BANU GATIAFRIMI 08-12-2009 01:06
E po secili send e ka kohen e vete,dikur Roy Jones Jr jo vetem qe i ka rrafe boxierat ne peshen e mesme por edhe disa ne te renden si psh:James Toney,ose John Ruiz i cili ka qene edhe champion bote ne peshen e rend.
Uroj qe Elviri yne te boxoj kunder Jones Jr,por kame frike se akoma eshte i rrezikshem.
Citoje kete koment
 
 
#1 historiku boksit ne boteandi 07-12-2009 11:54
dua historikun e boksit ne bote boksieret me te mire
Citoje kete koment
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!