logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Mayweather vs Pacquiao, gati marrëveshja
Nga Boxalb    E Merkure, 02 Dhjetor 2009 06:43   

pacquiao_v

Mega-përballja e mundshme mes Floyd Mayweather Jr. (40-0, 25 KOs) dhe Manny Pacquiao (50-3-2, 38 KOs) është shumë pranë realizimit. Sipas “Yahoo Sports” marrëveshja për këtë përballje është shumë afër që të arrihet mes dy kampeve të boksierëve që konsiderohen ndër më të mirët në botë aktualisht.

Sipas të gjitha gjasave dueli do të zhvillohet më 13 mars, ndërsa vendi i zhvillimit të duelit do të përzgjidhet ndërmjet qyteteve amerikane si Las Vegas, Dallas dhe New Orleans.

Filipinasi Manny Pacquiao aktualisht është boksieri më i mirë në botë në kategorinë “pound for pound”, ndërsa Floyd Mayweather Jr. në këtë listë renditet i treti.

“Pound for pound” është termi nga anglishtja që nënkupton boksierët që gjatë karrierës së tyre kanë fituar tituj botëror në disa pesha të ndryshme. Që të dytë aktualisht konkurojnë ne pëshën “velter” (deri 66.7 kg).

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather Jr kanë arritur që gjatë karrierës së tyre të fitojë titullin e kampionit të botës në 5 pesha të ndryshme.

 

Komentet 

 
#2 OKAdmin 02-12-2009 23:14
Citim i komentit: Besim kryeziu:
pom vjen mire qe me ne fund po shkrun dikush per boksin me interesant ne bote, per bokseret si manny pacquiao, floyd mayweather jr. Vetem nje korigjim ju lutem, keni gabuar ne storien tuaj sepse manny pacquiao eshte nr. 1 pound for pound ne bote, a i ka 7 tituj ne 7 pesha te ndryshme.


Pershendetje Besim.
I gjithe keqkuptimi rreth kesaj behet disa media dhe organizata e llogarisin si tituj edhe brezat e revistes RING si dhe ate te versionit IBO. Nderkohe disa te tjere keto breza nuk i konsiderojne se kane te njejten vlere si WBA, WBC, IBF dhe WBO. Nderkohe ne shkrim thuhet sakte se Manny eshte nr.1 i p4p
Citoje kete koment
 
 
#1 RE: Mayweather vs Pacquiao, gati marrëveshjaBesim kryeziu 02-12-2009 19:49
pom vjen mire qe me ne fund po shkrun dikush per boksin me interesant ne bote, per bokseret si manny pacquiao, floyd mayweather jr. Vetem nje korigjim ju lutem, keni gabuar ne storien tuaj sepse manny pacquiao eshte nr. 1 pound for pound ne bote, a i ka 7 tituj ne 7 pesha te ndryshme.
Citoje kete koment
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!