| Odlainer Solis paralajmëron David Haye | |
|
|
Ishte data 10 qershor e vitit 2001 në
Solis e mposht britanikun para kohe. Fitorja kunder Haye i sjell titullin e parë të kampionatit botëror prej gjithesejt tre titujve të kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit amator që kubanezi ka fituar. Në vitin 1998 ai e kishte bërë të vetin edhe titullin kampion të botës për të rinj. Ndërkohë në 2004-tës bëhet edhe fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e Athinës. “Unë kam dëshmuar që Hayen mund ta mposhti para kohës, dhe jam i gatshëm që në çdo kohë atë që e kam bërë në vitin 2001 në boksin amator, ta përsëris edhe në boksin profesionist”, thotë Solis. Ne renditjen botërore në verzionin WBA, Oldanier Solis zë pozitën e 10-të, ndërsa në WBC zë vendin e 3-të. Kështu ai nuk sheh asnjë pengesë dhe mendon se dyert janë të hapura për një duel kundër kampionit të ri David Haye. Promoteri i boksierit kubanez, Ahmet Oener, ishte i pranishëm në duelin e fundit të Haye në “Ne do të bisedojmë për një duel. Unë mendoj që edhe vetë Haye është i interesuar për një duel të tillë. Tifozët kanë mall për boks të klasit të parë në peshën e rëndë. Këto duele janë ato që kërkon publiku. Haye dhe Solis janë përfaqësues të brezit të ri. Ata do të dominojnë në vitet e ardhshme”, ka thënë Oener. |





