| David Haye i heq “kurorën” Valuevit | |
|
|
Boksieri më i mirë britanik David “The Hayemaker” Haye (23-1, 21 KOs) është futur në historinë e ringut profesionist teksa është bërë boksieri i dytë që ka arritur të shpallet kampion bote në kategorinë e rëndë pasi më parë kishte qenë kampion i peshës “cruiser”.
Haye ka mposhtur me pikë mbajtësin e brezit Nikolay Valuev (50-2, 34 KOs) në një duel të vështirë me rezultatin 114-114, 116-112 dhe 116-112. Ai vazhdoi kështu rrugën e legjendarit Evander “The Real Deal” Holyfield, i cili për ironi ishte mposhtur nga Valuev në duelin e tij të fundit. Haye e kishte filluar duelin me shume kujdes, duke u shëtitur në ring rreth gjigandid Valuev por pa goditur. Rusi tentoi që të punonte me goditjet nga distanca në rundat e para por nuk arriti që të lëshojë ndonjë goditje të fuqishme. Ndërkohë Haye e gjeti suksesin duke sulmuar vetëm një herë gjatë rundit të parë. Rundi i dytë vazhdoi në të njejtën mënyrë por sfiduesi kësaj radhe ishte më i suksesshëm duke arritur që të godasë kundërshtarin me një të majtë të fuqishme.
Gjithsesi deri këtu asnjëri nga boksierët nuk preferonte që të rrezikojë dhe boksonin me kujdes, ndërkohë që Valuev pavarësisht se ishte më shumë aktiv nuk ishte sa duhet efektiv. Rundi i tretë ishte më i mirë për Hayemaker i cili arriti që të realizojë dy sulme të suksesshme. Rundi i katërt solli shkëmbimin më të madh të goditjeve dhe kamponi në fuqi më në fund arriti që të gjejë veten. Në anën tjetër dukej se David Haye kishte humbur diçka nga energjia e tij dhe po kishte problem me kondicionin. Prej rundit të pestë deri në të shtatin ishin në favor të boksierit rus i cili arriti që të godasë kundërshtarin në kokë në disa raste. Haye ishte shumë joaktiv dhe nuk i krijoi asnjë problem kundërshtarit në këto runde përveçse të largohej nga dyluftimi. Haye u rikthye kur po fillonte pjesa e dytë e duelit. Rundi i tetë ishte i barabartë teksa Haye me aksionet e tij të shpejta arrinte që të godiste kundërshtarin. Valuev u duk i lodhur në rundin e nëntë dhe të dhjetë. Në rundin e fundit Haye u tregua i duruar për të frustruar kundërshtarin e tij dhe të realizojë një aksion me të cilin për pak sa nuk e rrëzoi për herë të parë në karrierën e tij boksierin rus. Valuev u kap për litarë dhe këmbët i dridhesin por britaniku nuk ndërmorri rrezikun për të tentuar një “knock out”. “Ai ishte shumë i shpejtë për mua”, tha i dëshpëruar Valuev pas duelit. “Nuk mendoj se ishte një humbje e thellë për mua por është e qartë se nuk ishte dita ime më e mirë”. Ndërkohë Haye u shfaq tejet i kënaqur me faktin që arriti të bëjë të vetin titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. “Bëra saktësisht atë që kisha parashikuar. E dëshmova veten se jam boksieri më i mirë në botë i kategorisë së rëndë. Valuev ishte një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar por në fund ia arrita”. |








Komentet
Une vete me pa durim e pres ate dite.