| Klitschko, i rrezikshëm edhe në politikë | |
|
|
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Vitali Klitschko, të martën ka kërcënuar se do të përdorë goditjet e tij të famshme gjatë një zënke në parlamentin lokal të Kievit.
“Nëse dikush do të përdorë forcën, atëherë edhe unë do të përgjigjem me forcë”, ka thënë mbajtësi i brezit të WBC, kur një debat politik u shndërrua në grindje në asamblenë lokale të kryeqytetit ukrainas. Gjigandi (200 cm) Klitschko, që është edhe politikan lokal, është gjetur në mes të tollovisë derisa deputetët e grupit të tij opozitar po përballeshin me kolegët e tyre të partisë në pushtet, një sherr ky që është transmetuar në televizionin ukrainas. “Nuk kam goditur askënd, vetëm jam munduar që t’i shtyj tytje disa persona”, ka thënë ai për kanalin “1+1” pas ngjarjes. Klitschko, i cili muajin e kaluar me sukses mbrojti titullin e tij në versionin WBC, ka shtuar se po të kishte përdorur forcën “mund të ndodhte që disa deputetë të shkonin në spital”. Sherri ka ndodhur pasi boksieri-politikan 38-vjeçar, sëbashku me aleatët e tij, të hidhëruar me dështimin e administratës për të aprovuar rishpërndarjen e tokës në Kiev, kanë vendosur që të ndërpresin sesionin e asamblesë lokale të Kievit. |






