logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Vitali Klitschko mbetet kampion
Nga Boxalb    E Diele, 27 Shtator 2009 13:14   

klitschko-v

Kampioni i botës për peshat e rëndë në versionin WBC, ukrainasi Vitali Klitschko (38-2, 37 KOs) ka mbrojtur me sukses brezin e tij kundër më parë të pamposhturit Cristobal Arreola (27-1, 24 KOs) me “nokaut teknik”  në rundin e dhjetë të përballjes së zhvilluar të shtunën mbrëmje në “Staples Arena” në Los Angeles.

Klitschko ishte i aftë që të realizojë goditje efektive nga distanca kundër një Arreola agresiv, i cili e detyroi ukrainasin që të mundohet mjaft për të arritur fitoren.

Dueli filloi të ishte i njëanshëm për ukrainasin në rundat e fundit derisa traineri Henry Ramirez më në fund vendosi që në rundin e dhjetë t’i jipte fund ndëshkimit që po pësonte   Arreola duke e mbyllur duelin para kohe.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për ukrainasin për rikthimit të tij në ring pas një pauze prej katër vitesh.
49508820
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!