logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Gjithçka gati për Klitschko vs Arreola
Nga Boxalb    E Premte, 25 Shtator 2009 17:52   

klitschko-v

Boks i nivelit të lartë pritet që të shfaqet të shtunën në mbrëmje në “Staples  Cente” në Los Angeles të SHBA-ve ku Vitali Klitschko (37-2-0) do të mbrojë titullin e kampoionit të botës për peshat e rëndë në versionin WBC përballë amerikanit të pamposhtur Chris Arreola (27-0-0).

28-vjeçari me origjinë meksikane, Arreola ka shansin që të mbajë në Amerikë një nga katër brezat prestigjioz të boksit botëror, por përballë do të ketë një prej boksierëve më të mirë të kohëve tona, ukrainasin Vitali Klitchko, i cili kishte planifikuar që të mbronte titullin kundër David Haye, përpara se anglezi të tërhiqej në një mënyrë të padenjë, ashtu si kishte bërë edhe për një sfidë tjetër të planifikuar ndaj vëllaut të tij, Vladimir.

_PT39254

Ukrainasi në karrierën e tij të gjatë ka pësuar vetëm dy humbje. Në vitin e largët 2000 në Gjermani nga Chris Bird dhe në 2003-tën kundër Lennox Lewis, pikërisht në ringun ku do të boksojë të shtunën mbrëma ndaj Arreola.

Për katër vite me radhë, nga 2004 deri më 2008 ai kishte qëndruar jashtë ringut për t’u rikthyer dhe shkatërruar kundërshtarët e tij Carlos Gomez e Samuel Peter në dy duelet e fundit.

Arreola në konferëncën e fundit për media ka treguar vetëbesim të madh.

“Ka ardhur koha për ndërrim gjenerate. Do të jetë një duel i jashtëzakonshëm, është dueli që të gjithe e prisnin dhe unë do ta fitoj. Do ta fitoj për të gjithë meksikanët”, ka thënë ai.

Klitschko nga ana e tij është shprehur i emocionuar që do të mund të boksojë përsëri në Los Angeles, qyteti ku ai jeton.

“Kam shumë miq këtu dhe për mua është një ëndërr që të boksoj për të tretën herë në këtë arenë fantastike. Ndjehem shumë në formë si asnjëherë më parë dhe jam i gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja ime”, ka thënë Klitschko.

Premtimet për një duel të madh tashmë janë dhënë. Ukrainasi do të hyjë në ring si favorit, por fuqia dhe vendosmëria e amerikanit me gjak meksikan mund të bëjnë diferencën dhe të sjellin një rezultat befasues.
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!