| “Viking Warrior” bokson në vendlindje | |
|
|
Kampioni aktual i botës në kategorinë super të mesme të versionit WBA, Mikkel Kessler (41-1, 31 KOs) do të rikthehet në ring më 12 shtator në vendlindjen e tij, Danimarkë për të mbrojtur brezin e kampionit përballë venezuelanit Gusmyl Perdomo (16-2, 10 KOs).
Përballja do të zhvillohet në “MCH Messecenter” të qytetit Herning. Për Kessler kjo do të jetë një përgatitje e mirë për turneun e madh me pjesëmarrjen e boksierëve më të mirë të botës në kategorinë super të mesme.
“Jam shumë i lumtur që më në fund prapë do të ngitem në ring”, ka thënë “Viking Warrior”. “Do të përpiqem që paraqitjen e parë për Sauerland në Danimarkë ta përfundoj me sukses”. Mikkel Kessler ka një bilanc prej 41 fitoresh dhe një humbjeje në ringun profesionist. Këtë humbje ai e kishte pësuar nga uellsiani Joe Calzaghe i cili konsiderohet si një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave në kategorinë super të mesme. |






