logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Felix Sturm mbetet mbret i ringut
Nga Boxalb    E Diele, 12 Korrik 2009 23:59   

felixsturm2Felix Sturm (30) ka mbrojtur me sukses titullin WBA në peshën e mesme kundër Khoren Gavor (30), dhe mbetet kështu mbret i ringut.

Në praninë e 5.500 shikuesve sa ishin të pranishëm në "Nurburgring-Arena", me një prezencë të madhe të shumë prominentëve, ndër të tjerë edhe të Formula 1, ishte një duel i madh që i ofroi gjithçka dashamirëve të boksit me një tempo të lartë gjatë gjithë rrjedhës së saj.

Deri në rundin e 6-të një super-duel nga kolegët e "Universumit" ku asnjëri nuk mundi të krijojë epërsi të qartë në rezultat.

Pas rundit të 6-të Khoren Gevor kishte shpenzuar shumë fuqi. Kjo u pa në pushim të rundit me një frymëmarrje të vështirësuar. Këtë situatë e shfrytëzon Felix Sturm dhe fillon të lëshojë goditje të sakta dhe më të fuqishme kundër Gevor i cili ishte akoma shumë aktiv.

Që nga fillimi i duelit Khoren Gevor ishte pesimist sa i përket gjyqtarëve dhe padrejtësive që mund të ndodhin kundër tij. E gjitha kjo për arsyen se mediat e ndryshme e kishin favorizuar Sturmin.

"Më së miri fitoj me KO, në gjyqtarët dhe drejtësin e tyre nuk mund të pritet", kishte thënë Gevor.

Mirëpo për një padrejtësi në vlerësim të gjyqtarëve nuk mund të flitet kësaj radhe. Vetë trajneri i Khoren Gevor, Fritz Sdunek menjëherë pas duelit ka pranuar që Felix Sturm e ka fituar duelin me meritë. Gjithsesi krejt ndryshe mendon Gevor që ka kërkuar edhe revansh.

"Felix Sturm kurrsesi nuk e ka fituar këtë duel. Nëse ai është burrë do të boksojmë edhe një herë", ka thënë Khoren Gevor pas përballjes.

"Të bëhesh kampion i botës duhet të bësh më shumë se sa të përdor vetëm kokën me dhunë vetëm sa për të shtyer kundërshtarin në kënd. Për t'u bërë kampion duhet një klas më e lartë e stilit të boksimit", është kundërpërgjigjur Felix Sturm pas duelit.

Në peshën e mesme tani për Felix Sturm ka mbetur vetëm një kundërshtar i fortë. është amerikani Kelly Pavlik i cili mban dy brezat në versionet WBC dhe atë WBO.

Biseda për një mega-spektakël siç duket ka pasur, mirëpo deri te zyrtarizimi i një ndeshje të tillë duhet të pritet.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!