logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Johnson vs Solis më 15 gusht
Nga Boxalb    E Enjte, 09 Korrik 2009 01:37   
15090johnsonMë në fund është konfirmuar edhe përballja mes dy shpresave më të mëdha të kategorisë së rëndë në boksin profesionist. Amerikani  Kevin Johnson dhe kubanezi Odlanier Solis do të ndeshen më njëri tjetrin në një nga parameçet e mbrëmjes kur do të ndeshen Nonito Donaire dhe Rafael Concepcion që do të luftojnë për titullin botëror WBA për peshën "super mizë" (deri në 52.2 kg) në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

kevinjohnsonNjë duel i rrezikshëm ky për të dy boksierët pasi që të dy boksierët aspirojnë titullin botëror dhe nuk mund të ketë favorit. Kevin Johnson ka një bilanc prej 22 fitoresh (9 prej tyre me KO) dhe vetëm një barazimi, ndërsa në anën tjetër Odlanier Solis ka shënuar 14 fitore në poaq duele, 10 prej të cilave me "nokaut".

Promoteri i Johnsonit, amerikani Joe DeGuardia, nën siglën e të cilit bokson edhe shqiptari Elvir Muriqi, është i entuziazmuar për këtë përballje.
"Mendoj se është një ndeshje e vështirë përsa i takon stileve të dy boksierëve", ka thënë DeGuardia. "David Haye nuk dëshiron që të futet në luftë, Chris Arreola gjithashtu, vëllezërit Klitschko janë të zënë. Kështu që ne deshëm të njoftojmë botën se ka boksier të mëdhenj të kategorisë së rëndë edhe në Amerikë".

Krahas Chris Arreolas, Johnson konsiderohet si boksieri më i mirë i ri i Amerikës për peshën e rëndë. Tani që Eddie Chambers arriti që të mposhtë Alexander Dimitrenkon në Gjermani është futur poashtu në skenë. Në rast se 29-vjeçari Johsnon arrin që të mposhtë kubanezin Solis atëherë ai do të futet në mesin e të mëdhenjve të kategorisë së rëndë.

Odlanier Solis ka më pak eksperiencë sesa Johnson në boksin profesionist, por si amator ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2004. Shumë nga kritikët e boksit e kanë cilësuar si një kampion potencial për trë ardhmen. Deri më tani ai ka aritur që të shënojë fitore ndaj disa emrave të njohur të ringut profesionist, por dueli me Johnson mund të jetë prova e tij e vërtetë.

Që të dy boksierët kanë treguar një shembull të madh kurajoje duke pranuar që të zhvillojnë një përballje me rrezik. Secili prej tyre beson se mund të dalë fitues nga ringu dhe ky është një lajm shumë i mirë për adhuruesit e boksit që kohëve të fundit rrallë u bie që të shohin ndeshje interesante.
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!