| Turne 50 milionësh në kategorinë super të mesme | |
|
|
Pasi që të gjithë këta kanë rënë dakord që të jenë pjesëmarrës të këtij turneu, emri tjetër për të cilin organizatorët po bëjnë përpjekje ta bindin që të marrë pjesë është Joe Calzaghe, i cili kohë më parë hoqi dorë nga brezi i kampionit të IBF për peshën 76.2 kg (super e mesme) për t'u pensionuar. "Luhet" për 50 milionë dollarë Akoma po zhvillohen intenzivisht negociatat mes promoterëve, federatave dhe kanaleve televizive për zhvillimin e këtij mega-evenimenti. Organizatori kryesor i këtij eventi është televizioni amerikan me pagesë “Showtime”, ndërsa partner në Gjermani do të jetë ARD. Sistem i thjeshtë Një fitore me KO në një ndeshje i jep tre pikë boksierit, ndërsa fitorja me vendim të gjyqtrëve vlerësohet me dy pikë. Barazimi vlen një pikë. Katër boksierët që kanë grumbulluar më së shumti pikë kualifikohen për në gjysmëfinale, dhe fituesit e gjysmëfinaleve do të përballen më së largu deri në maj të vitit 2011 në një finale të madhe të kategorisë super të mesme. Fituesi i kësaj finale do të rrëmbejë sipas të gjitha gjasave brezat e versioneve WBC dhe WBA, por mund të ndodhë që edhe dy titujt e tjerë të diskutohen në këtë përballje. Një ëndërr që bëhet realitet Paralelisht me përballjen mes Abraham e Taylor, kampioni aktual i WBC, Carl Froch, do të zhvilojë duelin e parë në SHBA përballë pariotit të tij, Andre Dirrell. Ndeshjet vazhdojnë me përballjen e Andre Ward me kampionin aktual të WBA, danezin Mikkel Kessler. |





Boksi do të hapë një kapitull të ri me një sistem të ri garimi që padyshim pritet të shtojë interesimin e publikut . Brenda dy viteve të ardhshme do të zhvillohet një turne me gjashtë boksierë, që të gjithë kampionë të peshës "super te mesme". Do të jenë Arthur Abraham (kampion aktual i botës për peshën e mesme, versioni IBF), Carl Froch (kampion bote në peshën super të mesme, versioni WBC), Mikkel Kessler (kampion bote në peshë super të mesme, versioni WBA), Jermain Taylor (ish-kampion bote, aktualisht i 5-ti në peshën super të mesme), Andre Ward (kampion i Amerikës Veriore në peshën super të mesme) dhe Andre Dirrell (i gjashti në kategorinë super të mesme).