| Mayweather-Marquez më 19 shtator!
|
|
Nga Boxalb
E Shtune, 27 Qershor 2009 09:10 |
|
| Përballja e shumëpritur mes Floyd Mayweather dhe Manuel Marquez është caktuar për 19 shtator të këtij viti, pasi Mayweather kishte lënduar krahun gjatë stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për këtë duel që në fillim ishte caktuar të zhvillohet 18 korrik. Tani Mayweather ka marrë lejet e mjekëve dhe do të jetë i gatshëm për duelin e 19 shtatorit që do të zhvillohet në “MGM Grand” në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.
|
|
|
| Kampioni i botës për peshën e rëndë në versionin WBA, Nikolay Valuev (50-1, 34 KO’s) sipas të gjitha gjasave do të ndeshet me kampionin e WBC, Vitali Klitschko (37-2, 36 KO’s) në një duel për të bashkuar brezat brenda vitit 2009, njoftojnë mediat botërore. Lajmi është bërë i ditur nga kampi i “Sauerland”, kompania promocionale e Valuevit, dhe këta të fundit tashmë kanë filluar kontaktet me Vitalin.
|
|
| 43-vjeçari Lennox Lewis, ish-kampion absolut i botës në kategorinë e rëndë ka thënë se mund të rikthehet në ring nëse pranon një ofertë prej 100 milionë dollarëve për të zhvilluar një duel revanshi me Vitali Klitschkon. “Nuk është puna tek paratë, dhe asnjëherë nuk ka qenë kjo gjë me rëndësi”, ka thënë Lewis për të përditshmen londineze “Independent”.
|
|
| Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në versionin WBA, gjigandi rus Nikolay Valuev (50-1, 34 KO) ka mbrojtur brezin e “përkohshëm” duke shënuar fitore me vendim jounanim dhe mjaft kontravers të gjyqtarëve përballë legjendarit ish-kampon bote Evander Holyfield (42-10-2, 27 KO). Rezultati pas 12 rundash ka qenë 114-114, 115-114, 116-112 në të mirë të rusit, ka lënë të pakënaqur 12.500 shikuesit e pranishëm në “Hallenstadion” në Cyrih të Zvicrës, të cilët kanë duartrokitur për një kohë të gjatë amerikanin Holyfield ndërsa kanë vërshëllyer me të madhe Valuevin.
|
|
| Të gjithë e dinë se Lennox Lewis stërvitet herëpashere në palestër dhe nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një ish-kampion bote që të mbajë veten ne formë. Por Vitali Klitschko që është rikthyer në ring dëshiron që të përballet edhe një herë me britanikun dhe tashmë thashethemet për një duel të mundshëm kanë marrë dhenë.
|
|
|
|
|
|
|
|
Faqja 5 nga gjithsej 6 |