logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Felix Sturm mbetet mbret i ringut
Nga Boxalb    E Diele, 12 Korrik 2009 23:59   

felixsturm2Felix Sturm (30) ka mbrojtur me sukses titullin WBA në peshën e mesme kundër Khoren Gavor (30), dhe mbetet kështu mbret i ringut.

Në praninë e 5.500 shikuesve sa ishin të pranishëm në "Nurburgring-Arena", me një prezencë të madhe të shumë prominentëve, ndër të tjerë edhe të Formula 1, ishte një duel i madh që i ofroi gjithçka dashamirëve të boksit me një tempo të lartë gjatë gjithë rrjedhës së saj.

 
Johnson vs Solis më 15 gusht
Nga Boxalb    E Enjte, 09 Korrik 2009 01:37   
15090johnsonMë në fund është konfirmuar edhe përballja mes dy shpresave më të mëdha të kategorisë së rëndë në boksin profesionist. Amerikani  Kevin Johnson dhe kubanezi Odlanier Solis do të ndeshen më njëri tjetrin në një nga parameçet e mbrëmjes kur do të ndeshen Nonito Donaire dhe Rafael Concepcion që do të luftojnë për titullin botëror WBA për peshën "super mizë" (deri në 52.2 kg) në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.
 
Chambers tani do Wladimir Klitschkon
Nga Boxalb    E Merkure, 08 Korrik 2009 14:53   

15090chambersNdryshe nga fitorja e tij ndaj ish-kampionit të botës në versionin WBC, Samuel Peter, për të cilën kritikët thoshin se ai nuk ishte agresiv sa duhet, Eddie Chambers ka arritur që të rikthejë optimizmin e amerikanëve me fitoren e shënuar të shtunën e kaluar në Gjermani ndaj Alexander Dimitrenko. Chambers e kërkonte në mes të ringut ukrainasin dhe ishte agresiv që në rundin e parë përballë deri atëherë të pamposhturit Dimitrenko. Madje arriti që edhe ta hedhë në dysheme një herë.

 
Turne 50 milionësh në kategorinë super të mesme
Nga Boxalb    E Marte, 07 Korrik 2009 17:21   

abrahamBoksi do të hapë një kapitull të ri me një sistem të ri garimi që padyshim pritet të shtojë interesimin e publikut . Brenda dy viteve të ardhshme do të zhvillohet një turne me gjashtë boksierë, që të gjithë kampionë të peshës "super te mesme". Do të jenë Arthur Abraham (kampion aktual i botës për peshën e mesme, versioni IBF), Carl Froch (kampion bote në peshën super të mesme, versioni WBC), Mikkel Kessler (kampion bote në peshë super të mesme, versioni WBA), Jermain Taylor (ish-kampion bote, aktualisht i 5-ti në peshën super të mesme), Andre Ward (kampion i Amerikës Veriore në peshën super të mesme) dhe Andre Dirrell (i gjashti në kategorinë super të mesme).

 
Abraham mbetet i pamposhtur
Nga Boxalb    E Diele, 28 Qershor 2009 11:35   

Arthur Abraham (30-0, 24 KO) mbetet kampion i botës në kategorinë e mesme të versionit IBF pasi ka mposhtur me nokaut teknik në rundin e dhjetë turkun me banim në Gjermani, Mahir Oral (25-2-2, 7 KO).
Rundi i parë ishte mjaft i qetë pasi që të dy boksierët ishin më shumë të fokusuar që të mos marin goditje.

 


Faqja 4 nga gjithsej 6