| “Super Six” fillon me spektakël
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 18 Tetor 2009 19:28 |
|
| 
Turneu “Super Six World Boxing Classic” ka bërë një start të jashtëzakonshëm në Evropë në duelet e zhvilluara të shtunën në mbrëmje. Në “Trent FM Arena” të Nottinghamit në Angli, vendasi Carl “The Cobra” Froch ka mbrojtur titullin e WBC për peshën super të mesme kundër amerikanit Andre “The Matrix” Dirrell.
Ndërkohë në Berlin, në të famshmen “O2 World Arena”, “King” Arthur Abraham i ka shpërblyer tifozët e tij me një “knockout” spektakolar në rundin e fundit përballë Jermain “Bad Intentions” Taylor.
|
|
|
| Klitschko, i rrezikshëm edhe në politikë
|
|
Nga Boxalb
E Merkure, 14 Tetor 2009 01:22 |
|
| 
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Vitali Klitschko, të martën ka kërcënuar se do të përdorë goditjet e tij të famshme gjatë një zënke në parlamentin lokal të Kievit.
“Nëse dikush do të përdorë forcën, atëherë edhe unë do të përgjigjem me forcë”, ka thënë mbajtësi i brezit të WBC, kur një debat politik u shndërrua në grindje në asamblenë lokale të kryeqytetit ukrainas.
Gjigandi (200 cm) Klitschko, që është edhe politikan lokal, është gjetur në mes të tollovisë derisa deputetët e grupit të tij opozitar po përballeshin me kolegët e tyre të partisë në pushtet, një sherr ky që është transmetuar në televizionin ukrainas.
|
|
| Vitali Klitschko mbetet kampion
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 27 Shtator 2009 13:14 |
|
| 
Kampioni i botës për peshat e rëndë në versionin WBC, ukrainasi Vitali Klitschko (38-2, 37 KOs) ka mbrojtur me sukses brezin e tij kundër më parë të pamposhturit Cristobal Arreola (27-1, 24 KOs) me “nokaut teknik” në rundin e dhjetë të përballjes së zhvilluar të shtunën mbrëmje në “Staples Arena” në Los Angeles.
Klitschko ishte i aftë që të realizojë goditje efektive nga distanca kundër një Arreola agresiv, i cili e detyroi ukrainasin që të mundohet mjaft për të arritur fitoren.
|
|
| Gjithçka gati për Klitschko vs Arreola
|
|
Nga Boxalb
E Premte, 25 Shtator 2009 17:52 |
|
| 
Boks i nivelit të lartë pritet që të shfaqet të shtunën në mbrëmje në “Staples Cente” në Los Angeles të SHBA-ve ku Vitali Klitschko (37-2-0) do të mbrojë titullin e kampoionit të botës për peshat e rëndë në versionin WBC përballë amerikanit të pamposhtur Chris Arreola (27-0-0).
28-vjeçari me origjinë meksikane, Arreola ka shansin që të mbajë në Amerikë një nga katër brezat prestigjioz të boksit botëror, por përballë do të ketë një prej boksierëve më të mirë të kohëve tona, ukrainasin Vitali Klitchko, i cili kishte planifikuar që të mbronte titullin kundër David Haye, përpara se anglezi të tërhiqej në një mënyrë të padenjë, ashtu si kishte bërë edhe për një sfidë tjetër të planifikuar ndaj vëllaut të tij, Vladimir.
|
|
| “Viking Warrior” bokson në vendlindje
|
|
Nga Boxalb
E Marte, 01 Shtator 2009 21:02 |
|
| 
Kampioni aktual i botës në kategorinë super të mesme të versionit WBA, Mikkel Kessler (41-1, 31 KOs) do të rikthehet në ring më 12 shtator në vendlindjen e tij, Danimarkë për të mbrojtur brezin e kampionit përballë venezuelanit Gusmyl Perdomo (16-2, 10 KOs).
Përballja do të zhvillohet në “MCH Messecenter” të qytetit Herning. Për Kessler kjo do të jetë një përgatitje e mirë për turneun e madh me pjesëmarrjen e boksierëve më të mirë të botës në kategorinë super të mesme.
|
|
|
|
|
|
|
|
Faqja 3 nga gjithsej 6 |