| Daniel Judah: "Jam më i mirë se kurrë"
|
|
Nga Boxalb
E Premte, 19 Nentor 2010 22:18 |
|
| Ish-pretendenti për titullin botëror në kategorinë gjysmë të rëndë dhe atë "kruizer", Daniel Judah nga Bruklini i Nju Jorkut do të rikthehet këtë të shtunë me 20 nëntor në "Aviator Sports Complex" të Bruklinit përballë Elvir Muriqit në një duel 10-rundësh.
Judah kështu po mundohet që të pas një humbjeje dëshpëruese nga Adam “The Real Deal” Seal në maj të këtij viti. "Fightnews.com" ka zhvilluar një intervistë me të para përballjes me "Kosova Kid", imtërvistë të cilën "Boxalb.com" ua sjell në shqip.
|
|
|
| Vitali Klitschko, KO ndaj Sosnowski
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 30 Maj 2010 08:45 |
|
| 
Kampioni i botës në versionin WBC për peshat e rëndë Vitali Klitschko ka shënuar një fitore me KO ndaj polakut Albert Sosnowski të shtunën në mbrëmje pëpara mëse 50 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Veltins Arena” të Gelsenkirchenit në Gjermani. I cilësuar si favorit i padiskutueshëm në këtë ndeshje, Klitschko megjithatë është dashur që të mundohet më shumë se që është parashikuar për të mposhtur sfidantin polak.
Klitschko e mbante larg Sosnowskin në rundin e parë. Edhe në të dytin ishte ukrainasi ai që kontrollonte situatën. Sosnowski arrin që të realizojë disa goditje në rundin e tretë. I katërti ishte një tjetër rund i dominuar nga Klitschko që gjithnjë punonte më shumë. Ukrainasi filloi që të hapet në rundin e pestë duke ndëshkuar boksierin polak. Një tjetër rund i Klitschkos ishte ai i gjashti, por Sosnowski vazhdonte të mbante veten në lojë. Në të shtatin vazhdon dominimi i Klitschkos por Sosnowski arrin që t’i revanshohet me goditje në disa raste. Është polaku që lëshon një goditje të mirë me të djathtën në rundin e tetë.
|
|
| Vladimir Klitschko vazhdon dominimin
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 21 Mars 2010 02:24 |
|
| 
Kampioni i botës për peshat e rënda në versionet IBF/WBO/IBO, Vladimir Klitschko (54-3, 48 KOs) ka shënuar një fitore me një “knock out” spektakolar në rundin e 12-të ndaj amerikanit Eddie Chambers (35-2, 18 KOs) në një përballje të zhvilluar të shtunën në mbrëmje në prani të 51 mijë spektatorëve në “Esprit Arena” të Dyseldorfit në Gjermani.
Klitschko ishte dominues që nga fillimi i duelit. Pas kësaj Chambers realizoi disa goditje në stomak në rundin e dytë, për të vazhduar dueli me dominimin e ukrainasit me goditje me të djathtën.
|
|
| Kush është kush?
|
|
Nga Boxalb
E Enjte, 18 Mars 2010 18:40 |
|
| 
Përballja mes kampionit aktual të botës në versionet IBF/WBO/IBO për peshën e rëndë, Vladimir Klitschko dhe sfidantit nga Filadelfia, Eddie Chambers, nuk do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Shtetet e Bashkuara. Dhe arseja për këtë është vërtetë e veçante.
Drejtuesit e kanalit televiziv HBO, i cili ka të drejtat e transmetimit të përballjeve të Klitschkove në Amerikë, janë të mendimit se tifozët amerikanë të boksit nuk mund të bëjnë lehtë dallimin mes Vlaimirit dhe vëllaut të tij, kampionit të botës në versionin WBC për peshën e rëndë, Vitali Klitschko.
|
|
| Legjenda e Pacquiao vazhdon të rritet
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 14 Mars 2010 15:41 |
|
| 
Kampioni botëror (WBO) për peshën “velter” dhe superylli i ringut profesionist Manny Pacquiao (51-3-2, 38 KOs) ka shënuar një fitore me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj ish-kampionit botëror (IBF) Joshua Clottey (35-4, 20 KOs) në praninë e 50,994 tifozëve të pranishëm në “Coëboys Stadium” të Arlingtonit në Teksas të SHBA-ve.
Që nga gongu i rundit të parë, Pacman ka domihuar mbi Clottey në secilin rund, duke ua bërë të lehtë gjyqtarëve punën e vlerësimit të fituesit të përballjes.
|
|
|
|
|
|
|
|
Faqja 1 nga gjithsej 6 |